DURRËS- Përsëri një tjetër rast abuzimi seksual në vendin tonë. Një 50-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçe kundër dëshirës së saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vetë 27-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici për xhaxhain e saj.
Sipas policisë, 50-vjeçari është i identifikuar si F. H., është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndon "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari".
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari", pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.