Nesër do të mbahet seanca gjyqësore e edukatores Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në ambientet e kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.  

Edukatorja u arrestua më 9 nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.