KOSOVË- Një 13 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga 2 persona të rritur në Drenas.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. E mitura ishte raportuar e zhdukur pasi më 10 mars ishte larguar nga shtëpia ku kishte shkuar si mysafire pa i lajmëruar të afërmit e saj.
Pas kërkimeve të kryera, është bërë e mundur gjetja e vendndodhjes së 13 vjeçares e cila dyshohet se ishte dhunuar nga 2 persona.

Këta të fundit janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Policia po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
B.V/Shqiptarja.com
Komento
Komente

