Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, ku është njoftuar për mbylljen e hetimeve, vetëm një javë pasi iu komunikua zyrtarish akuza për ‘pastrim parash’.

Carapuli dyshohet se i dha ish zv. Kryeministres, ryshfet një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, pasi Belinda Balluku e favorizoi në tenderin 1 milionë eurosh kur ishte drejtoreshë e Albcontrol.

Sot në SPAK u paraqit edhe Balluku, e cila po ashtu u njoh me mbylljen e hetimeve.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Lajmi kryesor:

E pandehur për 15 krime, Balluku paraqitet në SPAK me avokatin! Mbyllen hetimet për ish-zv.kryeministren, dosja së shpejti në Gjykatën e Posaçme