Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet për ngacmim seksual. Sipas policisë është arrestuar shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.
‘U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Ngacmim seksual" dhe "Përndjekja". Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
Shteti duhet te bej denime shume te renda ketyre pedofileve qelbesira se po behet kasapane me femijet
Përgjigju