Tiranë-Një 15-vjeçare ka denoncuar në polici se një djalë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën e saj, e cila është konfirmuar edhe nga ekspertiza e kryer nga mjeku.
Djali, autor i dyshuar i ngjarjes, Serxhi Arifi, 20 vjeç, u arrestua nga policia.
Sipas vajzës, ajo ka shkuar në shtëpinë e një shoqes së saj, 17 vjeçe, e cila sipas vajzës së dëmtuar, ka thirrur 2 djem të tjerë, dhe njëri prej tyre ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Në hetim në gjendje të lirë, policia ka vënë vajzën 17 vjeçe për shfrytëzim prostitucioni.
Në të njëjtin procedim, vajza e komunitetit rom tregoi para policisë se në shtëpi babai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike, por që nuk ka lidhje me abuzimin e saj seksual. I ati po hetohet po ashtu në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.7%
-
Pak
18.7%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit
26 Mars, 14:04
-
Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional
26 Mars, 13:23
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36
-
Tiranë/ Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një shtëpie, arrestohen dy të miturit! Momenti kur largohen me vrap
26 Mars, 12:18
-
Nuk pati oferta të suksesshme në thirrjen e parë, Korporata e Investimeve rihap garën për projekt-idenë e Bibliotekës së re Kombëtare
26 Mars, 12:04
-
Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE
26 Mars, 11:34
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit
26 Mars, 09:05
-
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
25 Mars, 22:36
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35
-
Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria
25 Mars, 14:20