Një banesë në fshatin Kuqan në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari.