Dyshohet se luftuan në Irak e Siri
arrestohen 40 persona në Kosovë

Dyshohet se luftuan në Irak e Siri<br />arrestohen 40 persona në Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar 40 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak pas një operacioni në gjithë vendin. Sipas njoftimit  të Policisë së Kosovës, thuhet se personat e arrestuar kanë luftuar “përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al Nusra)”.
 
“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
 
Arrestimi është bërë me dyshimin se personat në fjalë sipas Policisë kanë kryer Veprën Penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal.
 
Policia e Kosovës ka zbuluar edhe inicilat dhe ditëlindjet e personave të arrestuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se operacioni po vazhdon edhe në këto momente. 
 

Kryeprokurorja Morina: Edhe imamët nën hetime për nxitje të terrorizmit



prokuroria kosove














Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale  në Kosovë, Sevdie Morina në një konferencë  për shtyp ka thënë se edhe disa imamë janë nën hetime për nxitje të rinjve.

Sipas saj janë 40 të arrestuar, shumica prej të cilëve ishin pjesëmarrës të luftërave në Siri e Irak, si pjesëtarë të organizatave terroriste al-Nusra dhe ISIS.


Ata kanq qënë nën hetime prej 2 vitesh dhe sipas kryeprokurores hetimet do të vazhdojë, ndërsa priten dhe arrestime të reja.
“Operacion ishte i gjerë në nivel vendi.  Janë realizuar 60 bastisje dhe është konfiskuar sasi e konsiderueshme të provave materiale, armë eksplozivëve, pajisje elektronike, pasaporta etj”, tha Morina.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje