Dyshohet se mjekët infektuan gabimisht me HIV 1 vjeçarin në Tiranë, prindërit e tij negativë, rasti nën hetim! Nga janari-tetor 80 raste të reja

TIRANË- Një fëmijë 1 vjeç është infektuar me HIV AIDS. Ai dyshohet të jetë infektuar nga shërbimet shëndetësore që i kanë ofruar. Ky rast është në hetim.

Prindërit rezultojnë negativë ndërsa bebja ka rezultuar pozitive. Dyshimet në rastet kur prindërit janë negative mbetet për t’u investiguar në shërbimet e kujdesit shëndetësor që i janë ofruar fëmijës gjatë periudhës para infektimit. Fëmija u vendos në terapi menjëherë sapo u konfirmua diagnoza, ka qenë në ndjekje në klinikën pediatrike të shërbimeve infective, por aktualisht po trajtohet për kujdes më të specializuar në një vend fqinj”, tha Olimbi Hoxhaj, drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV/AIDS.

Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it e gjen Shqipërinë me 80 raste të reja, nga muaji Janar deri në Tetor 2022. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se në krahasim me vitet e mëparshme, shifrat e infektimeve kanë mbetur konstante dhe se më të prekurit mbeten burrat.

Ministria e Shëndetësisë hapi dhe klinikën ambulatore të rikonstruktuar në ambjentet e Spitalit Infektiv.

“Lajmi i mirë është që për vitin 2022 janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16 % më shumë se viti 2021, sidomos është rritur numri i testimeve përsa i përket grave shtatëzëna. Pra nga 1,600 gra që testoheshin në vitet e shkuara, vetëm për vitin 2022 janë mbi 5,000 të cilat janë testuar për HIV/AIDS. Ajo çfarë është e rëndësishme për të kontrolluar sa më mirë infeksionin, por edhe për ta trajtuar sa më mirë atë është trajtimi dhe diagnistikimi i shpejtë. Ndaj fokusi i punës sonë këtu është përqëndruar tek testimi, tek kapja e shpejtë e rasteve të cilët janë të prekura. Sigurisht rastet kanë një qëdrueshmëri, pra janë rreth 80, 97, 107, pra në këto shifra vjetore jemi përsa i përket të prekurve me HIV-AIDS ndër vite. Ne shumë shpejt nëpërmjet programeve tona dhe programit Global Fund do të fillojmë edhe vetë-testimin për HIV-AIDS. Do të jetë një hap sërisht drejt një diagnostikimi më të shpejtë. Sepse e gjithë lufta në këtë aspekt është diagnostikimi në kohë, diagnostikimi i shpejtë, në mënyrë që edhe trajtimi të fillojë sa më shpejt dhe të jetë në kontroll infeksioni”, tha Manastirliu.

Në këtë ditë nuk munguan as trajnimet me të rinjtë mbi rritjen e ndërgjegjësimit për testimin e shpejtë në mënyrë, që të fillohet sa më parë terapia për të prekurit. Aktualisht 792 persona marrin mjekim antiretroviral, nga të cilët 12 janë fëmijë.

“U fillua me 150 pacientë që merrnin terapi në vitet 2010-2011 dhe sot janë të gjithë pacientët në terapi dhe nuk kemi problematika dhe mangësi përsa i përket terapive antiretrovirale. Janë 792 raste apo qytetarë të cilët trajtohen me këto terapi”-tha Manastirliu.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS. Gjatë këtij viti, numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj. Sipas të dhënave, infektimi me virusin HIV nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura është mënyra kryesore e  transmetimit; 96% e rasteve te diagnostikuara i përkasin kësaj mënyrë.

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ina: 18/12/2022 20:58

    Kjo eshte skandaloze !! Nuk e kuptoj sesi mund te thuhet se nuk mund ta gjejm sesi eshte infektuar. Te gjithe punonjesit e shendetesise qe kane ndjekur rastin duhet te investigohen dhe te ndeshkohet fajtori. Te ngrihet nje grup i posacem vetem per investigimin e ketij rasti. Spitali duhet te jet nje ambjent steril dhe jo nje burim semundjesh.

    Përgjigju
  • Goni: 02/12/2022 09:52

    Mjeke dhe infermiere te pandergjegjshem, mungesa e dorezave sterile ambienteve sterile sjellin infektimin e sa e sa pacienteve qe akoma se dine qe jane in fektuar

    Përgjigju
  • Iris: 02/12/2022 02:10

    Familja te hedhe ne gjyq spitalin dhe vecanerisht ata qe jane pergjegjes,keta te fundit,kushdo qofte,duhet te shkojne ne burg patjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë

Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë