Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Gjuzë të Lushnjës ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Sipas policisë, 55-vjeçari me inicialet Rr.Ç, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.
"Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe", njofton Policia.
Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen.
Lushnja u be nami zi per keto fenomene! Nese e ka bere te shkoj atje ku meriton! Drejtor shkolle Etika zero morali inegzistent tregon qe kjo shoqeri eshte degraduar me kohe!
Përgjigju