Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

ELBASAN- Ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar se 31-vjeçari me probleme mendore në Elbasan është përdhunuar. Dy të dyshuarit për ngjarjen kanë dal sot para Gjykatës së Elbasanit, ku për 44-vjeçarin B. J., është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë, për të dyshuarin tjetër, R. B., 59 vjeç, është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie. Familja pretendon se ngjarja ka ndodhur më datë 4 prill në një fshat të Elbasanit. Sipas pamjeve filimike, rezulton se atë ditë 59-vjeçari që u la në arrest shtëpi, ka qenë në punë duke shtruar pllaka te një objekt pranë Komisariatit të Policisë Elbasan. Kjo është e vërtetuar nga pamjet filmike të siguruara në zonën ku punon.

“Prokuroria ka marrë në shqyrtim pamjet filmike të paraqitura nga mbrojtja për R.B ku vërtetohet se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në kohën e pretenduar. Për pasoje Prokuroria ka ndryshuar qëndrim dhe ka kërkuar arrest shtëpie. Tjetri arrest me burg pa afat”, tha avokati i 59-vjeçarit.

Ndërkohë, 44-vjeçari ka pranuar se e kanë zhveshur djalin, teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërkohë policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31-vjecarit i cili vuan nga epilepsia dhe probleme të shëndetit mendor.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 19/04/2024 13:43

    Si mund ta lini nje plere te shkoje ne arrest shtepie nese ka kryer nje krim te tille ? Gjykatat tona jane aq te ndyra sa kur kapet ndonjeri duke vjedhur energji apo me dy rrenje canabis e keputin ne burg kurse keta bastarde i lejojne te dalin , skandal i madh por i uroj ata gjyqtare ti ndodh te familjaret e tyre qe ta kuptojne cfare po bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille