IRAK- Më shumë se 50 pacientë kanë gjetur vdekjen pas zjarrit të rënë në një spital COVID. Referuar mediave ndërkombëtare, zjarri ka rënë në spitalin Al-Hussein në qytetin jugor të Nasiriya, për motive ende të paqarta, po kjo ka shkaktuar trazira të mëdha në vend, pasi nuk është hera e parë që një spital COVID është përfshirë nga flakët. Dyshimet paraprake janë se ka shpërthyer një bombol oksigjeni, megjithatë vijojnë hetimet për të dalë në rezultatin përfundimtar.
Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhemi urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit, teksa familjarët e pacientëve kanë protestuar jashtë ndërtesës. Reparti i ri kishte hapësirë për 70 shtretër dhe u ndërtua vetëm tre muaj më parë, thanë zyrtarët mjekësor, ku të paktën 63 persona kanë qenë të shtruar në momentin që spitali i përfshi nga flakët. Operacionet e kërkimit vijojnë. Një prej rojeve të spitali tha se shpërthimi ka qenë shumë i madh.
"Dëgjova një shpërthim të madh brenda reparteve COVID dhe zjarri shpërtheu shumë shpejt," tha një roje spitali.
Kryetari i parlamentit të Irakut, Mohamed al-Halbousi hodhi akuza duke thënë se flakët ishin "prova e qartë e dështimit për të mbrojtur jetën e Irakut dhe është koha t'i jepet fund këtij dështimi katastrofik".
Iraku ka regjistruar 1.4 milion infeksione dhe ka raportuar më shumë se 17,000 vdekje nga koronavirus. Më shumë se 1 milionë banorë, nga 40 mln që janë gjithsej kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
80%
-
Jo
18.3%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 60
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen
4 Janar, 23:06
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
31 Dhjetor 2024, 16:18
-
Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën
29 Dhjetor 2024, 13:42
-
Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 13:13
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor 2024, 12:59
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor 2024, 13:13
-
Tentativë për të vrarë Papën në Irak në 2021
17 Dhjetor 2024, 21:52
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor 2024, 16:46
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor 2024, 13:43