Dyshohet se spiunoi tek Kina, vihet në pranga hulumtuesi i Parlamentit britanik

Dyshohet se spiunoi tek Kina, vihet në pranga hulumtuesi i Parlamentit britanik

Një hulumtues në Parlamentin e Britanisë së Madhe është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën. Policia ka konfirmuar se dy burra, një në të 20-tat dhe një në të 30-tat, janë arrestuar në mars nën dyshimin për spiunazh.

Sipas burimeve të BBC-së një nga ata është hulumtues parlamentar i përfshirë në çështjet ndërkombëtare. Siç është raportuar fillimisht në “Sunday Times”, mësohet se hulumtuesi kishte lidhje me disa deputetë konservatorë.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjen kineze. Një zëdhënës ka thënë se Sunak është takuar me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, gjatë Samitit të G20 në Indi, dhe ia ka shprehur shqetësimin “për ndërhyrjen kineze në demokracinë parlamentare të Britanisë së Madhe”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi