Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një burrë që ka punuar në një projekt kërkimor universitar të Norvegjisë, nën dyshimet se është spiun rus.
Burri është arrestuar në qytetin Tromsoe më 24 tetor, ka thënë transmetuesi publik NRK, duke cituar Policinë norvegjeze. Burri ka arritur në Novegji më 2021, duke u prezantuar si shtetas i Brazilit, mirëpo shërbimet norvegjeze të sigurisë besojnë se ai është rus. Ky burrë, që nuk është identifikuar, përbën “kërcënim për interesat thelbësore” të Norvegjisë, vend anëtar i NATO-s, andaj duhet të dëbohet, kanë thënë autoritetet.
Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara “se ai mund të ketë siguruar informacione për politikat e Norvegjisë në rajonin verior, dhe Norvegjia nuk dëshiron që ky informacion të jetë në duart e rusëve”. Avokati i të arrestuarit, ka thënë se klienti i tij mohon çdo keqbërje. Ai do të qëndrojë në paraburgim për katër javë.
Tromsoe gjendet në veri të Norvegjisë dhe është qindra kilometra larg kufirit me Rusinë. Sipas autoriteteve të sigurisë, ky burrë ka tentuar të paraqesë veten në Norvegji sipas një identiteti të rremë.
Ai ka marrë pjesë në studimet për luftë hibride. Unversiteti Arctis i Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se personi i arrestuar ka qenë “ligjërues mysafir” në këtë institucion. Norvegjia së fundi ka akuzuar një shtetas rus se ka nisur dron mbi territorin norvegjez si dhe ka ndaluar disa rusë, nën akuzat se kanë fotografuar ilegalisht disa zona të ndjeshme./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42