Dyshohet se strehoi në Tiranë 50 emigrantët sirianë të kapur në Vlorë, arrestohet pronari i një hoteli

 

Fatos Dusha, 60 vjeç është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi dyshohet se ka strehuar në Tiranë 50 emigrantët sirianë të kapur dje në grykëderdhjen e Vjosë. Dusha është pronari i një hoteli në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve sirianë. Klandestinët kanë përmendur emrin e Fatos Dushës, i cili dyshohet se i ka ndihmuar dhe strehuar në Tiranë.

Ai është arrestuar në orët e darkës nga Policia e Tiranës.

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi rezultojnë të jenë njerëzit që do transportonin me gomone nga Shqipëria në drejtim të Italisë, rreth 50 emigrantë sirianë. Ata u shpëtuan mbrëmjen e 8 janarit 2021, pasi qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku rrezikonin të mbyteshin, ndërsa 12 emigrantë, mes të cilëve burra, gra e fëmijë, kanë pësuar djegie. Burimet thonë se benzina është derdhur në gomone dhe nga kripa e detit u ka shkaktuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT.


Lajmi kryesor:

50 sirianët e kapur në Vlorë/ 3 trafikantët shqiptarë hidhen nga anija e rojes bregdetare dhe i zhduken autoriteteve! Arrestohet pronari i një hoteli në Tiranë, i strehoi


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion