TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se furnizonte dyqane të ndryshme, me pako me kafe, të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Në pranga ka rënë Abdi Maha të cilit në momentin e kontrollit nga policia i janë gjetur 400 kilogramë kafe e ndarë në disa pako.
Policia ka sekuestruar 400 kg kafe e dyshuar e kontrabanduar dhe 7 pajisje për përpunimin e kafesë.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që furnizonte disa dyqane, me kafe të dyshuar të kontrabanduar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Espresso”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Unazë të Madhe, automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 400 kg kafe të dyshuar të kontrabanduar, të ndarë në pako, me të cilat ky shtetas furnizonte disa dyqane, në zona të ndryshme të Tiranës. Sasia e kafesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 pajisje që shërbejnë për përpunimin e saj.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Fshehja e të ardhurave".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.
Dhe ajo kafe e Shqiperise qe mban ere myk,ose dhe'! Ky dhe furnizues te tjere duhen prangosur vetem per cilesine e kafes qe sjellin,pa llogarritur te tjerat.
Përgjigju