Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar ku një grua e cila ishte caktuar të kujdesej për një të moshuar e cila vuante nga probleme psikologjike, është regjistuar nga vajza e saj duke e dhunuar.

Vajza e të moshuarës Gina Owen e ka parë të gjithë skenën nëpërmjet ekranit të kompjuterit të saj, pasi kishte instaluar disa kamera në shtëpinë e saj.

Pasi pa pamjet e nënë së saj duke u dhunuar, Owen është nisur menjëherë drejt shtëpisë së saj, duke i kërkuar kujdestares të largohej nga shtëpia. Kujdestarja e cila pronoi fajësinë, u shkarkua nga kompania ku punonte dhe nuk pati pasoja kriminale, përveç një paralajmërimi nga policia. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com