Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh.
Shërbimi i sigurisë federale, (FSB), tha se diplomati, fotografitë e të cilit u publikuan nga mediat ruse, qëllimshëm kishte ofruar informacione të rreme kur kishte hyrë në Rusi.
“Në të njëjtën kohë, FSB-ja ruse ka gjetur shenja të diplomatit në fjalë duke kryer punë të inteligjencës dhe subversive që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse”, u tha në njoftim.
Zyra britanike për Punë të Jashtme ende nuk ka reaguar, e as Ambasada brinake në Moskë.
Agjencia e lajmeve, TASS, citoi zëdhënësen e ministrisë të Jashtme ruse, Maria Zakharova, të ketë thënë se MPJ-ja ruse e ka ftuar në takim ambasadorin britanik.
Sipas FSB-së, diplomati britanik kishte shkuar në Rusi për të zëvendësuar një nga gjashtë diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar që u dëbuam në herët gjatë këtij viti, të cilët po ashtu u akuzuan nga autoritetet ruse për spiunazh.
Raportet mes Britanisë dhe Rusisë janë përkeqësuar shumë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Britania ka vendosur një sërë runde të sanksioneve ndaj Rusisë dhe i ka ofruar armë Ukrainës.
Moska ka thënë se javën e kaluar, Ukraina për herë të parë e ka sulmuar Rusinë me raketa lundruese britanike, Storm Shadow. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina ka përdorur edhe raketat amerikane, ATACMS, duke thënë se sulmet me këto armë bërthamore ishin arsyeja që Moska sulmoi Ukrainën më 21 nëntor me një raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Ukraina sulmon me dhjetëra dronë Rusinë, rafineria e ‘Lukoil’ në flakë! Moska: U tentua dhe goditja e centralit bërthamor (VIDEO)
29 Janar, 08:58
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Ministria e Mbrojtjes çel garën për kursin e Oficerit të Forcës Detare
28 Janar, 13:42
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
Skoci, furia e stuhisë Eowyn: Era përmbys kamionin në autostradë (VIDEO)
26 Janar, 16:35
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55