E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë

E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë

Modelja Gwyneth Paltrow

Modelja Gwyneth Paltrow është në gjykatë e akuzuar për plagosjen e rëndë të një burri në një aksident me ski në Utah në vitin 2016.

Pensionisti Terry Sanderson ka paditur yllin, duke pretenduar se ajo ra mbi të në Deer Valley Resort në Park City, duke i shkaktuar "dëmtim të trurit, katër brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda”. Paltrow ka kundërshtuar, duke pretenduar se ishte ai fajtori.

Padia, e depozituar në vitin 2019, pretendon se aktorja ka skijuar "jashtë kontrollit" dhe ka goditur Sanderson. Sanderson po kërkon 300,000 dollarë dëmshpërblim, pasi ka hequr dorë nga një padi e mëparshme prej 3.1 milionë dollarësh. Paltrow gjithashtu pritet të dëshmojë gjatë gjyqit tetë-ditor që do të hedhë dritë mbi atë që ndodhi në të vërtetë atë ditë dhe do të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për aksidentin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë