TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ku flitet për tre raportet OECD, OKB dhe DASH të cilët kanë vlerësuar maksimalisht e-albanian.
Revolucion dixhital e ka cilësuar kreu i qeverisë, i cili bashkangjitur ka publikuar edhe shifrat duke bërë me dije se nga 1 janari deri më tani janë bërë 2,5 milionë aplikime online. 2,5 milionë aplikime online ose 2.5 milionë vajtje-ardhje nëpër zyra shërbimesh që janë shmangur, thotë Rama.
"Mirëmëngjes dhe me këtë lajm nga bota për Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë *** e-Albania vlerësohet botërisht si model suksesi! Raporti i OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë veçuar pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë, e cila në këtë fushë ka lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Plot 2,5 milionë aplikime online të bëra nga 1,1 milionë qytetarë dhe biznese nga 1 janari, deri tani. Nga këto, 1,7 milionë aplikime kanë marrë përgjigje automatike online me vulë digjitale të shkarkuar nga e-Albania. Kemi shmangur 2.5 milionë vajtje-ardhje nëpër zyra shërbimesh!
Si mund të thuhet që nuk është lehtësuar qytetari nga pesha e burokracisë dhe gjërat qenkan njësoj?! Patjetër ka ende shumë për të bërë, por e para revolucioni i shërbimeve vazhdon dhe e dyta në statistikën e mësipërme nuk jane përfshirë plot 3 milionë lejet e daljeve që e mundësuan menaxhimin shembullor të gjendjes së jashtëzakonshme të karantinës. RevolucioniDigjital nuk është më një ëndërr por një projekt në jetësim të vazhdueshëm, për ta futur shtetin në xhepin e qytetarëve dhe larguar që aty përgjithnjë duart e zyrtarucëve të padenjë", shkruan Rama.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
E provova edhe une ne daten 13.02.2020 aplikova per rivleresim banese, cuditerisht asnje pergjigje, u detyrova duke vajtur vete ne filim te marsit por me thane duhet aplikuar vetem ne e-albania, u thashe qe kam aplikuar dhe perseri nuk me kthyen pergjigje, se fundmi aplikova direkt ne sportelet e ADISA date 08.09.2020 (duke sqaruar se pas aplikimi online me nr. referencë i aplikimit: 14866674-2000711-13022020 nuk kam asnje pergjigje) me thane qe per 5 diteve te vjen pergjigja dhe fatura ne email. Jam ne pritje ndonse kane kaluar 5 dite. Ja pra qe edhe ky portal funksion me mangesi si cdo gje ne shqiperi
PërgjigjuEdi Rama në radh të par është Qytetar. Në radh të dyt është njeri shum i qytetruar ka qen sportist, artist e njeri që flet 5 gju të huaja tamam intelektual i rall. Nuk është malok nga familje analfabetësh si salmuti. Krahasimin bëjrni vet.
PërgjigjuSe mos i beri me parat e tija. Po me leket ton or zotri. Kur te paguaj 18000 leke nje pasaport. 18000 eshte nje rrog mujore per dikend zotri. Pastaj ne zyra do shkosh gjithesesi edhe madje me shpesh. Qertifikata e leshit qe merr online ste pin uj asgjekundi. Pastaj qa ka lidhje sa se nga eshte ER nga veriu a jugu kush po ben dallime krahinore ketu qe zgjohesh si gjel.
be hap rrugën për shqiptarët në 1 tetor 2020?
PërgjigjuE-Albania nje nga gjerat me te mira ,ka lehtesu shume pajisjen me dokumentacion,respekte per stafin e tyre,
PërgjigjuE-Albania eshte nga gjerat me te mira te kesaj qeverije,por ne realitet ajo nuk eshte fuksionabele.Aty mer sherbimet qe nuk kane ndemjetes persona ne zyrat e shtetit,por nuk mer sherbimet kryesore qe per shqiptaret jane ato qe lidhen me pronat. Une vet e kam provuar disa herete mar dokumente per prona te rregjistruara e pasi kam pritur me muaj(afati maksima eshte 5 dite)jam detyruar te ze perseri radhen ne zyrat e kadastrave. pasi ka bere e-albania Edi Rama duhet te caktoj edhe masa per ata qe se zbatojne,perndryshe Zeneli ne Sarande as do te dije per ate,pa u falur tek ai sipas zakonit nuk e mer kurre ate sherbim.Duke besuar tek e-albania per te mare kete sherbim jemi demtuar duke humbur muaj te tere,kur thjesht tek Zenelime shoke jepi ato qe do dhe mbaron pune per 3 ore,perndryshe ta japin harten "gabimisht " te nje prone tjeter e te vish anes per muaj te tere.Une kete proces e kam nisur ne date 29 Qershor dhe vec pagesave qe kam bere duke mbajtur radhen me ore ne banken e vetme te autorizuar(nuk paguan dot as ne banka te tjera apo me karte bankare)nuk e kam mare ende kete sherbim. Qofsha vetem une me kete pervoje...
Përgjigjushume e vrtete nuk meren e nuk pergj njeri per probl. e prones e gjerave kryesore
EDI RAMA BURR I MADH SHTETI E VLERSON BOTA SKA NEVOJ TA VLERSOI PARTIA ANTI KOMBËTARE PD. AJO LE TË LEFI SI NIKOLL LESI HUM HUM HUM TI EDI RAMA VAZHDO PËRPARA POPULLI TË DO PRANDAJ SA MË SHUM MIR BOI. SHQIPRIS TI MOR BURR I DUHESH SE SHQIPRIA ME PD PO SHKATROHESH E PO VIHEJ NË DYSHIM DHE EKZISTENCA E SAJ. PRANDAJ EDI DO DREJTOI SE E MERITOI DREJTIMIN PUNA FLET JO QEN SI QEN PEKA E NIKOLL KAKA LESI QË LEFIN JARGAVITEN E SI QEN VËRTITEN.
Përgjigju