STOKHOLM - Kryeministri britanik David Cameron ka udhëtuar drejt Suedisë për bisedime mbi të ardhmen e Evropës me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësve të tjerë.

Ai do të argumentojnë qëndrimin e tij kundër emërimit të Jean-Klod Junker si president të ardhshëm të Komisionit Evropian. Merkel ka mbështetur publikisht ish-kryeministrin e Luksemburgut Juncker, por Cameron mendon ai do të mund të bllokojë propozimet e tij për reforma. 

"Ne kemi nevojë për ndryshim. Ne kemi nevojë për një njeri që njeh Evropën dhe që të përqendrohet në disa çështje për zhvillimin e vendeve të punës. Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt dhe kryeministri hollandez Mark Rutte gjithashtu priten të jjenë në kraj të Cameron. Shumë pikëpytje ka për të ardhmen e bllokut e ndërsa partitë ekstremiste morrën një shumicë të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit evropiane. 

Grupimi Partia Popullore Evropiane, ku dhe Juncker është anëtar, fitoi numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Europian, e ndërsa një koalicion i mundshëm me gupin e kancelares gjermane ai do ta kishte të sigurt drejtimin e Komisionit Europian.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)