Presidenca spanjolle do të udhëheqë BE në vitin 2023. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka theksuar se përkrahjen e Ballkanit Perëndimor duhet ta shohin me optimizëm për të ardhmen europiane. Ndër të tjera shtoi se është thelbësore që të shtojnë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duan të aderojnë në BE. Sa i përket reformave të Spanjës, Sanchez i bëri thirrje opozitës që të zbatojë Kushtetutën.
“Në lidhje me kohën dhe afatet, nuk mund t’i vendosim procesit një afat të caktuar aderimi por duam të shprehim përkrahje politike që të bëjmë përpjekje që rruga të jetë sa më e shpejtë. Jam shumë optimist për të ardhmen e BE dhe besoj se e kemi të qartë që cilat janë detyrat tona. Jam optimist se me pandeminë e luftën po shohim shpejtim të këtij procesi, po mbrojmë sovranitetin, po bashkëpunojmë në fushën e shëndetësisë, monedhës unike dhe monitorimin e borxhit për të realizuar ekonominë tonë dhe atë evropiane. Duke forcuar tregun tonë të brendshëm do të thotë të futen dhe vende të tjera. Në këtë rrugë të integrimit dhe përkrahjen e Ballkanit Perëndimor duhet ta shohim me optimizëm për të ardhmen europiane.
Në lidhje me afatet, më duket thelbësore që të shtojmë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duian të aderojnë në BE se kjo bën pjesë në detyrat tona. Ne kemi parë se si ka avancuar procesi i reflektimit dhe shohim marrëdhëniet pozitive mes vendeve.
Për reformat ligjore, kam shpjeguar në parlament qëndrimin ndaj partive politike në Spanjë dhe jam partizan për ndryshimin e kodit penal të Spanjës dhe besoj se është shoqëri e konsoliduar. Nuk është vetëm opinion politik, por shumica e akademikëve që kanë lidhje me Kodin Penal kanë sugjeruar se është e nevojshme të reformohet kodi penal në Spanjë. Kemi treguar në disa raste nevojën që duhet ta bëjmë se ka një gjykatë të përgjithshme, parlamentare. Qeveria e Spanjës duhet ta shtrojë këtë reformë sa më shpejt. Për llojet e emërimeve, janë disa çështje që duhen trajtuar nga zbatimi i Kushtetutës. Bëj thirrje partisë kryesore të opozitës që të zbatojë Kushtetutën”, tha Sanchez.
Lajmi kryesor: