‘E ardhmja u përket guximtareve’, Meta uron 8 Marsin: Me mbështetjen e vajzave dhe grave, atdheu ynë do të jetë më i dashur dhe frymëzues

‘E ardhmja u përket guximtareve’, Meta uron 8 Marsin: Me mbështetjen e vajzave dhe grave, atdheu ynë do të jetë më i dashur dhe frymëzues

Presidenti Ilir Meta, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta

Presidenti Ilir Meta, në ditën e gruas ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar dhe për të shprehur urimet e tij.

Ai shkruan se është takuar me tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra që 53 vite më parë thyen një tabu, duke u hedhur me parashutë.

Meta përmes postimit të tij ka shprehur urimet e tij për çdo nënë, vajzë dhe motër shqiptare.

“Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve!”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Sot 8 Mars, uron Rama: Zoti s'mund të ishte kudo prandaj bëri nënat! Kim thirrje grave: Votoni! Është e drejta dhe e ardhmja juaj!


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori