Fitorja e thellë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku Damian Gjiknuri, i njohur si hartuesi i Kodit Zgjedhor ka marrë një numër të madh votash, ka bërë që të reagojë kandidati për deputet të Qarkut të Tiranës për PD-në, Kreshnik Çollaku.

Çollaku, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka thënë se pasojat e sistemit zgjedhor kanë bërë që demokratët të humbin thellë. Nga ana tjetër, ai nuk kursehet kur thotë se opozita e votoi në mënyrë naive Kodin Zgjedhor, duke vijuar se është krenar që e ka votuar kundër.

Statusi i Kreshnik Çollakut:

“Bravo Damian, e bëre tërmet prapë. Sot është dita për të mos harruar, se thellësinë e ‘fitores’ së Ramës në 11 maj, përveç vjedhjeve të votave, e siguroi dhe një Kod Zgjedhor si një kurth për opozitën, duke i siguruar 12 mandate në tavolinë. Këtë kod, një pjesë e opozitës në korrik 2024 e votoi në mënyrë naive pro, por sot, më shumë se kurrë, jam krenar që e votova kundër.”

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Qershor, 23:51

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?