Kujtova se ishte gruaja. Vajzën e preka pa dashje në organet gjenitale”. Kështu u shpreh babai 45-vjeçar i akuzuar nga vajza 14-vjeçare për ngacmim seksual.

Policia e Fierit ka vënë sot në pranga 45-vjeçarin Altin Xhafa, i shpallur në kërkim pas denoncimit nga vajza e tij e mitur për ngacmim seksual. 

14-vjeçarja kallëzon se babai i saj e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. 

Altin Xhafa, banues në Fier, u shpall në kërkim një ditë më parë, ndërsa u vu në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, por vajza e ka mbajtur të fshehtë duke mos i treguar as nënës së saj. Vetëm 24 orë më parë ajo ka bërë denoncim në polici së bashku me të ëmën. Ndërkohë, mësohet se çifti kishte 1 vit që ishin të ndarë. 

Altin Xhafa është vënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vepra të turpshme”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 108 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com