E bija u mbyt gjatë ekspeditës nënujore në Sarandë, babai i 29-vjeçares britanike do niset për Shqipëri: Nuk do të largohem derisa të gjej drejtësi
Prindërit e Rebecca-s, George dhe Gillian Gannon
George Gannon, babai 29-vjeçares britanike që ndërroi jetë në Sarandë teksa po bënte zhytje po planifikon të udhëtojë për në Shqipëri që të marrë përgjigje për vdekjen tragjike të së bijës. Atij iu duk sikur iu përmbys bota kur mësoi se e bija vdiq teksa ishte jashtë vendit me të dashurin e saj. Rebecca, e njohur nga të afërmit si Beccie, duket se vuri re se dicka nuk shkonte me pajisjen e saj dhe kërkonte ta ndërronte para se të bënte zhytje në një ekspeditë nënujore në Sarandë.
George tha se ai e kuptonte që ajo dhe i dashuri, Robert Per Kerans, u zhytën brenda, por brenda pesë minutash e bija doli e panikosur duke kërkuar ndihmë. Certifikata e vdekjes së Beccie thotë se ajo u mbyt, por familja e saj po kërkon përgjigje se si erdhi nga vdekja tragjike. Trupi i pajesë u dërgua nga Shqipëria në Stone më 27 shtator. Familja po mbledh fonde pasi George planifikon të vijë në Shqipëri pas funeralit të vajzës së tij të enjten (13 tetor).
61-vjeçari, nga Stone, tha për StokeonTrentLive: “Do ta lë vajzën time të pushojë dhe më pas do të shkoj direkt në Shqipëri dhe do të qëndroj atje derisa të zbuloj se si u vra. Isha zemërthyer, tani jam inatosur. Ne duam drejtësi, nuk do të kthehem derisa të jem në gjendje t'i them gruas dhe fëmijëve të mi se kam gjetur drejtësi. Nuk do të largohem derisa të marr përgjigjet.
Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga "Spiranca Diving Center" tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. Pushuesja Rebecca Gannon, 29 vjeç ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.
Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. Kushova u hodh në ujë për ta shpëtuar por përpjekjet e tij nuk i erdhën në ndihmë të resë. Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center.
Rebecca dhe i dashuri i saj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42
-
Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, nën hetim 56-vjeçari
28 Janar, 13:25
-
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (VIDEO+DETAJET)
28 Janar, 12:58
-
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)
28 Janar, 12:12
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)
27 Janar, 16:03
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
Nuk do te guxojne t'i kerkojne para,sic u kerkojne vendasve,por per te sorrollatur e verdallosur do t'a bejne, thjesht per t'a merzitur e lodhur e per te shpetuar pergjegjesit.S.d.q.do te kete rastin te shikoje e provoje cdo te thote mendesi orientalo-lindore ne nje sistem drejtesie.
PërgjigjuEh mer shok, ti hajde e te qofte rruga e mbare, por ketu drejtesi nuk po gjejne vendalinjte e jo me te ardhurit. Do shkundesh nga leket e asgje sdo zgjidhesh. Ketu dhe portieri e roja i zyrave te shikon nga duart per ndonje lek, e mos flasim per ata qe duhet te hetojne per vajzen tende. I qofte dheu i lehte asaj vajze e ngushellime, por drejtesi ketu mos kerko se zyrat e instituzionet jan mbushur plot me te paafte e servila.
PërgjigjuE drejt vella