E bujshme nga Italia, Fabregas kërkon te Como Luka Modric dhe ish-yllin e Barcelonës

E bujshme nga Italia, Fabregas kërkon te Como Luka Modric dhe ish-yllin e Barcelonës

Modric, Fabregas dhe Pedro

Tani nuk është vetëm një ide, por Como është kthyer në realitetin e futbollit italian. Për herë të parë pas 21 vitesh skuadra është rikthyer në Serie A dhe sezonin e ri kërkon që jo vetëm të mbijetojë në elitën e futbollit italian.

Me Fabregas dhe Henry që investojnë në ekip jo vetëm nga ana financiare, te Como po mendojnë të bëjnë një ekip cilësor. Në Itali kanë nxituar të përmendin se vetë Fabregas ka kontaktuar me Luka Modric, kampionin e Real Madrid që në moshën 38-vjeçare duket se nuk do rinovojë më me 'Galaktikët'.

Veç Modric, ideja e Comos është edhe për Pedron, lojtarin e Lazios dhe ish-yllin e Barcelonës së frikshme në vitet e Pep Guardiolës. Me financa të shëndosha dhe ikona të futbollit në drejtim, Como pritet që sezonin e ri të jetë një realitet i prekshëm në futbollin italian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori