Xhuliano Skuka është emri që prej disa kohësh po qarkullon si afrim te klubi i Lecces në Serie A. "Tuttomercato" bën me dije se sulmuesi i Partizanit është prej disa kohësh në monitorimin e skuadrës së Serie A dhe dje pas debutimit me gol në kombëtaren shqiptare shanset janë që në janar në drejtim të Partizanit të ketë një ofertë konkrete.
24 vjeçari që një vit e gjysmë më parë luante në Kategorinë e Parë me Korabin nuk e kishte menduar një rritje të tillë, teksa pas klubeve nga Turqia, është Lecce ajo që ka shfaqur interes.
"I lindur në 1998, Skuka është golashënuesi më i mirë në Superligën shqiptare dhe debutoi me gol për Shqipërinë. Tashmë ai ka marrë disa oferta nga Turqia dhe forma e tij nuk është vënë re pa u monioruar nga Lecce në Serie A, që e ndjek prej disa kohësh", shkruan Tuttomercato.