E bujshme/ Një bankë amerikane bleu borxh të qeverisë shqiptare në lekë

E bujshme/ Një bankë amerikane bleu borxh të qeverisë shqiptare në lekë

Banka State Street

State Street është një bankë e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Muajt e fundit ajo ka investuar rreth 70 milionë euro për të blerë letra me vlerë të qeverisë shqiptare. Kapitali ka mësuar se banka amerikanë ka blerë rreth 7 miliardë lekë obligacione me afat maturimi 3 dhe 5 vjet. Operacioni është zhvilluar përmes bankës Raiffeisen në Shqipëri.

Por State Street nuk është banka e vetme e huaj, që po investon në blerjen e borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Janë edhe disa institucione të tjera financiare nga jashtë, të cilat gjatë verës kanë blerë rreth 3 miliardë lekë të tjera letra me vlerë duke e çuar totalin e blerjeve në gati 100 milionë euro.

Kjo është hera e parë në histori, që një banka e huaj ble borxhin e qeverisë shqiptare në lekë, përmes bonove që emeton ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë. Deri më tani, blerja e borxhit të brendshëm që qeveria shqiptare emeton në lek, ka qenë domain ekskluziv i bankave, institucioneve financiare apo qytetarëve shqiptarë.

Hyrja e bankave të huaja në këtë treg, përveçse zgjeron tregun duke ulur normat e interesit të borxhit, shpreh njëkohësisht edhe forcim të besimit tek ekonomia shqiptare në sytë e investitorëve të huaj.

Besim

Blerjet e borxhit të qeverisë në lekë nga të huajt nisën menjëherë pasi agjencia e njohur e vlerësimeve Standard and Poor’s përmirësoi për herë të parë vlerësimin e borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB- duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

Sipas Standards and Poor’s, Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe efektet e tërthorta makroekonomike të luftës Rusi-Ukrainë. Pavarësisht këtyre pengesave, agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë është rritur me një mesatare prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Përtej përmirësimi të notës sovrane nga SP, një tjetër faktor që duket se ka nxitur investimet e të huajve në letrat me vlerë në lekë është dhe qëndrueshmëria e monedhës kombëtare të Shqipërisë. Vitet e fundit lekut është mbiçmuar në mënyrë të vazhdueshme, qoftë ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit amerikan. Duke qenë se vendet në zhvillim si Shqipëria ofrojnë norma më të larta interesi, kjo ka rritur oreksin e bankave të huaja për të investuar kapitalet e tyre në blerjen e borxhit të brendshëm të Shqipërisë.

Një burim nga Banka e Shqipërisë i tha Kapitalit se blerja e borxhit të brendshëm nga të huajt ishte një nga arsyet shtesë për rritjen e presioneve për forcimin e lekut gjatë verës, çka e detyroi Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë duke blerë masivisht euro./Kapitali.al

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani Bega: 19/09/2024 14:33

    Kjo do te thot se shqipnia esht shit dhe ky esht fundit i injoraces se popullit shqiptar qe komandohet nga njerez idhuj hajdut e injorant ai qe blen borxhin e nje shteti Ka bler shqipnin pa' njerez mbani edvin ramovicin o popull injorant qe e Kenia votu shtet qe drejtohet nga kurvat e kurvar e drejtues analfabet

    Përgjigju
  • Iris: 19/09/2024 04:44

    Kjo eshte thike me dy presa,se vertet besimi ne ekonomine tone po rritet,por nga ana tjeter do te besh cfare te thote e cfare te doje ai qe te ka blere borxhin.Pra t'a zeme se i ke borxh cdo Tom,Dick e Harry,vjen Street Bank dhe ata qe qendrojne pas saj e duke blere borxhin tend i paguajne keta te tre dhe ne vend te jesh borxhli ndaj ketyre te treve,ke te njejtin borxh,por vetem ndaj kesaj banke dhe banka ve kushtet e saj se si t'ja shlyesh /nderin/qe te beri.

    Përgjigju
    • Jani: 19/09/2024 14:36

      Mese e vertet mos me keq kur nuk dihet kush e Ka bler borxhin

  • GJONI: 18/09/2024 19:08

    nuk isht investim.kjo isht po ta fuss mrapa jo para ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie