E cilësoi Ramën kriminel, Berisha
përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Paloka mbledh nesër grupin parlamenta

E cilësoi Ramën kriminel, Berisha<br />përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi<br />Paloka mbledh nesër grupin parlamenta
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Parlamentit ish kryeministrin Sali Berisha, pasi ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama kriminel në seancën plenare të kësaj të enteje.

Kërkesën për masë disiplinore ndaj Berishës e ka bërë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Ky vendim sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është i pritshëm pasi ky parlament, tha ai, është kthyer në një vend për t’u qeshur e për t’u qarë.

Ai tha se nëse ke lidhje me krimin dhe korrupsionin, në Kuvend quhesh i zoti.

Berisha bëri akuza me karakter politik, por Rama nuk iu përgjigj. Parlamenti është kthyer në një vend për të qeshur e për të qarë. Po të jesh deputet me lidhje me krimin, po të jesh kondrabandist, nderohesh. Nëse ke kontribuuar në ngritjen e një kuvendi dhe organeve të pushtetit vendor me njerëz të tillë konsiderohesh drejtues i zoti.” tha Edmond Spaho.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet me reformën në drejtësi, Spaho tha se një grup i deputetëve të PS është i interesuar që Partia Demokratike të qëndrojë jashtë kuvendit, megjithatë vendimi nëse PD do të jetë pjesë e komisionit apo edhe e seancave dhe mbledhjeve të komisioneve gjatë këtyre ditëve do të merret nga grupi parlamentar.
 
Sa më shumë i afrohemi votimit të reformës në drejtësi, një grup brenda PS është i interesuar ta shohë jashtë Kuvendit. Nuk më duket rastësi. Vendimin për gjithçka e merr grupi parlamentar’ tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv