E çuditshme,babë e bir kandidojnë
në zgjedhjet e 18 qershorit

E çuditshme,babë e bir kandidojnë<br />në zgjedhjet e 18 qershorit
Partinë Kristian Demokrate, të drejtuar dikur nga Mark Frroku, tani e ka marrë tashmë në dorë Dhimitër Muslia.
 
Ky i fundit ka vendosur të regjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale.
 
Nga një vështrim e listës së PKD-së, është konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë që përveç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka regjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.
 
Por a është ky një veprim në mungesë të gjetjes së një kandidati apo një dëshirë e kreut të PKD-së që edhe djali i tij të ndjekë rrugën e babait kjo është e paqartë.
 
Por fakt është se Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.
 
Partia e ish-deputetit Frroku tashmë e drejtuar nga Dhimitër Muslia është në aleancë me PS-në.

kandidatet pkd
(Kandidatët e PKD për deputet në Shkodër)

Kandidatët e PKD për deputet në Tirane
(Kandidatët e PKD për deputet në Tiranë)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit