E dashura e Wallcot e shoqëron  në formacion

E dashura e Wallcot e shoqëron  në formacion
Teo Wolkot është nga futbollistët më të mirë të ekipit të Anglisë që po shkëlqen në këtë kampionat Europian që po zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Në ndeshjen përballë Suedisë sulmuesi i shpejtë arriti që të relizonte golin e dytë të ndeshjes.

Por, përveç vendit që anglezi zë në pjesën e futbollistëve kualitativë, një vend në formacionin e femrave më të bukura të futbollistëve, zë edhe e dashura e tij Mel Sade, e cila është një nga modelet më të njohura në ishull. Sade për shumë kohë ka qënë pjesë e faqeve të para të tabloitëve britanikë me elegancën e saj, por tanimë me Teon në krah janë çifti i momentit.

Kujtojmë që Wolkot aktualisht është në jnë periudhë rikuperimi pak ditorë pas dëmtimit që pësoi me Suedinë në kavilje, një dëmtim që e mbajti jashtë fushës në ndeshjen e fundit në grup përballë Ukrainës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari