E dërguara e FBI-së shkon në Siri
dhe dashurohet me reperin e ISIS

E dërguara e FBI-së shkon në Siri<br />dhe dashurohet me reperin e ISIS
Histori si në filma, kështu mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një punonjëse të Byrosë Amerikane të Hetimit (FBI).
 
Sipas mediave të ndryshme, Daniela Green udhëtoi në Siri në vitin 2014, me detyrën e hetimit të një operativi kyç të ISIS, por ka përfunduar duke u martuar me të.
 
Green mashtroi FBI-në, duke udhëtuar drejt Sirisë dhe u martua me të dyshuarin që e kishte nën hetim.
 
Agjensia e lajmeve CNN, shkruan se Departamenti i Drejtësisë e ka trajtuar butësisht rastin e saj, ndërkohë që edhe akuzat u minimizuan.
 
Ky gjykim i lehtë ka ardhur pasi Green pranoi të bashkëpunonte me Byronë, për disa informcione lidhur me burrin e saj, e cila ka ekspozuar FBI-në, në një akt të sikletshëm.
 
Burri i Greene, Denos Cuspert, një reper gjerman, i cili vlerësohet se ka patur shumë ndikim në rekrutimet online të xhihadistëve.
 
Cuspert, në Gjermani njihej si Deso Dogg, kurse në Siri me emrin Abu Talha al-Almani, i cili i ka kushtuar edhe një këngë Osama Bin Laden, me një gjest prerjeje fyti që është shfaqur në video propagandistike.
 
Ngjarja ka marrë një kthesë tjetër, pasi Green, është penduar pas disa javësh qëndrim në Siri, kohë kur edhe kuptoi se çfarë gabimi kishte bërë.
 
Kështu raportojnë mediat që shkruajnë se ajo u kthye sërish në SHBA, ku vendosi të bashkëpunonte me autoritetet, të cilat e dënuan ish-agjenten e tyre vetëm me dy vjet afat që mbaroi verën e kaluar dhe u lirua, pasi përfundoi dënimin e marrë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin