E dhimbshme/ 20 vite më parë i mbytën gruan dhe djalin 3 vjeç në krevat, shkodrani shkon në Fier dhe firmos peticionin për dënimin me vdekje

Teksa në qytete të ndryshme të vendit vijon mbledhja e firmave për të rikthyer dënimin me vdekje, pas nismës së familjes së 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre në Fier, një moment vërtet i dhimbshëm është regjistruar në Fier.

Çesk Simoni ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit për të firmosur peticionin e dënimit me vdekje, pasi vrasja makabre e Mateos i kujton mbytjen e djalit 3-vjeç dhe bashkëshortes së tij, 20 vite më parë nga vrasësi serial, Sadik Kuniqi.

Ai foli për mediat dhe u shpreh se vrasjet e fëmijëve janë kthyer në modë, ndërsa shteti vetëm vjedh dhe e ka kthyer Parlamentin në një spektakël argëtimi.

 “E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua, sot e 20 vite më parë. Sa herë ndodhin të tilla fatkeqësi unë e kujtoj këtë dhimbje. Më kanë mbytur gruan dhe djalin 3-vjeç në krevat, mi mbyti Sadik Kuniqi. Ka pasur listën për të mbytur 40 veta me radhë, por shyqyr përfundoi tek unë. Ndodhi në 2002, përsëriten këta çdo 6 muaj. Shteti di vetëm të vjedhë, e ka kthyer parlamentin në Big Brother. Duhet të veprojë drejtësia. Kam ardhur nga Shkodra për tu ngujuar, me familjarët. Do i them familjarëve të ngujohem, unë jam kryesori. Jam pro vendosjes së dënimit, e kam kërkuar 20 vite më parë. Çdo vit ndodhin, e kanë kthyer në modë. Tani fëmijët duhet t’i çosh në shkollë, janë bërë tmerr. E mbytën në burg, më ka vrarë dy vetë. Çdo viktimë që është fëmijë, e përjetoj. Duhet zhdukur ai njeri, ha bukë në burg. Thotë Rama s’të dënon shteti, por të dënon ligji. Ta dënojë ligji”, tha ai.

Ngjarja tragjike në jetën e Simonit ndodhi në vitin 2002, kur Sadik Kuniqi vrau 4 persona me çekiç dhe misri. Më 28 janar të vitit 2002 ai i shkoi në shtëpi mikut të tij, Isuf Sula dhe në befasi vrau atë dhe të bashkëshorten e tij Sadeten. Pas kësaj vrasje Kuniqi telefonoi edhe vajzat e viktimave të tij të cilat ishin strehuar te xhaxhai i tyre duke u thënë se ishte çështje kohe dhe ekzekutimi i tyre.  Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002, shkoi në shtëpinë e një tjetër miku të tij, Çesk Simonit dhe në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën, sëbashku me djalin e tyre 3 vjeçar, Xhekun.

8-vjeçari Mateo Vasiu u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani të martën, 16 nëntor, duke krijuar jo pak zemëratë dhe revoltë te qytetarët. Familjarët mësynë ditën e djeshme të gjykata e Fierit, ku do t'i jepej masa e sigurisë Çalamanit, për t'u përballur me vrasësin e të voglit të tyre, duke krijuar jo pak tensione. Ata kërkojnë dënimin me vrasje dhe vënien e drejtësisë në vend për Mateon. Nga dje, familjarët e të miturit kanë nisur me mbledhjen e firmave në qytete të ndryshme të vendit në një peticion me qëllim rivendosjen e dënimit me vdekje. Ndërkohë, për shkak të zemëratës së madhe, Çalamani, të cilit iu caktua dje masa 'arrest me burg', u fut në izolim në burgun e Vlorë, për shkak të frikës së një sulmi në burgun e Fierit.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Ustai: 21/11/2021 21:36

    O budalla aspirojme te hyjme ne BE Shqiperia ka 30 vjet qe e ka hequr denimin kapital.

    Përgjigju
  • Drini taraboshi: 19/11/2021 17:45

    Duhet kthyer denimi me varje,pushkatim . Jo me injeksion sepse nuk vuajn 1 ) duhet filluar nga ato qe bejn ligjet 2) gjykatesit & prokuroret 3) policat pedofil qe kane mbush komisariatet Te fillohet nga keta qe te zene mend tjeret

    Përgjigju
    • @drini: 20/11/2021 07:26

      Me thuaj nji shtet te avancuar jo te prapambetur qe denimin me vdekje e kryen me varje ose pushkatim.! Dhe usa per denimet me vdekje perdor injeksion i ka heq te gjtha te mesipermet qe ka pas perdor dikur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja