E dhimbshme në Argjentinë/ Klubi e largoi si të padëshiruar, futbollisti kryen vetëvrasje

E dhimbshme në Argjentinë/ Klubi e largoi si të padëshiruar, futbollisti kryen vetëvrasje

Samuel Robollo

Ish-futbollisti i akademisë së Club Atletic Aldosivi në Argjentinë, 20 vjeçari Samuel Robollo i ka dhënë fund jetës pasi klubi nuk i ofroi kontratë profesionale. Lajmi shokues është konfirmuar nga drejtuesit e klubit, që shprehin ngushëllimet për familjen e 20 vjeçarit.

Mediat në Argjentinë bëjnë me dije se 20 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Aldosivi në ligat e ulëta në Argjentinë, duke zhvilluar 14 paraqitje. Mbushja e moshës 20 vjeçare dhe ftesa e munguar nga klubi për të firmosur kontratën e re bënë që djaloshi të ndërmerte aktin ekstrem.

"Club Atlético Aldosivi shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e lojtarit Samuel Rebollo, i cili ishte pjesë e institucionit gjatë vitit të kaluar. Drejtuesit, trajnerët, shokët e skuadrës dhe miqtë i dhanë lamtumirën duke kujtuar një person të shkëlqyer, i cili ishte gjithmonë i përkushtuar ndaj klubit dhe duke i dërguar gjithë ngushëllimet e tyre familjes dhe të dashurve të tij. Këtë të premte aktivitetet janë pezulluar në shenjë respekti dhe zie", thuhet në reagimin e klubit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët