E dhimbshme, prindërit i lanë në makinë për më shumë se 9 orë, vdesin binjakët 20 muajsh

E dhimbshme, prindërit i lanë në makinë për më shumë se 9 orë, vdesin binjakët 20 muajsh

Dy foshnja binjake, 20-muajshe u gjetën të vdekura brenda një makine në parkingun e një çerdheje në Karolinën e Jugut, pasi dyshohet se ishin lënë në makinë për më shumë se 9 orë, deklaruan autoritetet.

"Prindërit i gjetën pa shenja jete fëmijët kur u kthyen në makinë," thanë hetuesit.

Binjakët Bryson dhe Brayden McDaniel mendohet se ishin lënë harruar për 9 orë brenda makinës dhe kanë humbur jetën nga ekspozimi ndaj nxehtësisë, tha mjeku ligjor në një konferencë shtypi.

Hetimet dhe testime më të hollësishme do të kryhen gjatë javëve të ardhshme për të zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes.

"Ne nuk mund të flasim se si ose pse fëmijët u lanë në makinë për kaq gjatë në makinë. Nëse ky ishte një aksident fatkeq ne lutemi që familja të gjejë paqe, por nëse është një vepër penale ne do të vendosim drejtësinë për këto foshnja", thanë autoritetet.

Rutherford tha se ata u gjetën në ndenjëset e pasme të makinës që drejtohej nga njëri prej prindërve. 

Sipas mjekut ligjor, makina nuk ishte në qendrën ditore gjatë gjithë ditës dhe mbërriti rreth orës 5:30 pasdite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?