Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar e më pas grabitur një pronar dyqani.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por policia e Fierit ka mundur që të zbardhë personat e përfshirë sot, kur ka bërë edhe arrestimin e tyre.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Erment Hasanaj 31 vjeç, Kelmend Skënderaj 22 vjeç dhe Ermal Aliaj 24 vjeç dhe u shpall në kërkim J.I 26-vjeç të cilët mesnatën e tre ditëve më parë në segmentin rrugor nacional Krahës –Memaliaj kanë keqrajtuar fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telëfon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare M.L , banues në Fier.
Pas kontrollit të banesave të personave të përfshirë në këtë ngjarje u gjetën dhe u sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com