Një e dielë me diell por kujdes temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Komento