E diplomuar për inxhinieri ndërtimi, e reja në Elbasan s’gjen punë dhe përfundon në kurs parukerie: Ky është zanat më i mirë, do të vetëpunësohem!

Marrja e një zanati në kohë të shkurtër ka shtyrë shumë të reja të frekuentojnë  kurset në Qendrën e Formimit Profesional në Elbasan. Më të kërkuarat mbeten profilet e estetikës dhe parukerisë, ndërsa djemte zgjedhin kursin për berber. Gjithashtu kuzhina është degë e preferuar dhe me numër të lartë kursantësh.

“Unë kam mbaruar fakultetin për inxhinieri ndërtimi dhe nuk gjeta punë në Elbasan. Pastaj vendosa të ndjek kursin për parukeri se e kam pasur pasion që e vogël, por edhe për faktin se gjen punë shpejt. Unë e kam provuar dhe jashtë por s’dua të largohem më! Do të mbaroj kursin dhe do punoj këtu, shpresoj të vetepunësohem”, tha Juliana Shëngjergji.

Në Qendrën e Formimit Profesional në Elbasan zhvillohen 65 kurse të profileve të ndryshme ,ndërsa numri i kursantëve të certifikuar në një vit i kalon 1500. Drejtuesi i Qendres flet për mundësitë e larta që kanë kursantët për tu integruar në tregun e punës në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Dominon kursi i kuzhinës, më pas estetika dhe parukeria sepse është alternativë për vajzat që të vetëpunësohen. Moshat janë të ndryshme, nis nga 16-vjeç deri në 40 vjeç. Ne i çojmë dhe nëpër biznese që të marrin eksperiencë”, tha Krenar Xhemali, drejtor i QFP Elbasan.

Kursantët e kanë të garantuar vendin e punes, kjo për shkak të lidhjeve që ka qendra me me bizneset në qarkun e Elbasanit.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inxhinieri: 25/09/2024 21:20

    Inxhinier ndertimi eshte nder vendet e para te kerkeses ne treg.

    Përgjigju
  • Sondazhi: 25/09/2024 13:26

    Lepiju kryetarit dhe apliko te deputeti qe duam, nuk del pa gjë. Sa patronazhiste kanw derguar grate aty.

    Përgjigju
  • Alda: 24/09/2024 19:52

    Sh mire ke bere. Mendo , cfare alamet vendi. Nje tru njeriu qe arrin te mbaroje shkolle si inxhinieria e ndertimit perfundon parukiere. Edhe une qe punoj mjek, e Jo mjek tavoline , Po qe shpeton vertet jete njeriu, do behem thonjtiste. Besoj se do me dale me mire per te paguar shtepine, shkollen e buken e kalamajve. Rri 32 ore rresht ne Pune e me jep qeveria plot 5600 Leke. Nje pale thonj 15 min hop 30000 lekshi. Le po fute dhe njdonje pastrim surrati me kripera nga deti vdekur. Ik ne ndonje vend europian pa qene shume vone se do e respektojne me shume trurin tend, e mos e co dem me bikutina zonjushe.

    Përgjigju
  • Inginieri: 24/09/2024 19:39

    Thjesht nuk je ,ske qene ,dhe sje per inxhiniere.

    Përgjigju
    • Era: 26/09/2024 09:41

      Ska lidhje shoku...ndoshta kërkojnë njerez me eksperience..dhe une kam mbaruar per inxhinieri dhe eshte sh e veshtire si fillestar..se nuk eshte mjekesi qe e ke punen e siguaruar

    • @Verteta: 25/09/2024 22:22

      Kush kerkon pune ne administrate ose s'di te beje gje, ose hyn per te vjedhur. Shteti 800-900 euro mund te japi maksimumi, tek privati pas nje fare kohe merr te pakten dyfishin. Inxhinjeria e ndertimit eshte dega qe bizneset po vuajne per te gjetur staf ne Tirane, ndaj lere patronazhimin dhe lepirjen tek politika se s'pi uje si argument.

    • E verteta: 25/09/2024 13:01

      Nuk eshte patronazhiste, nuk i shqyhet dot ne administrate dhe nuk ka krahe do gruaja atij policit qe plagosi dashnorin e gruas te Komuna Parisit. Ti nuk di te shkruash, gjykon dhe profesionin ti analfabet.

    • Ekonomisti: 25/09/2024 10:57

      Po ne tirane je interesuar per pune ne profesionin tuaj.?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar