"E djathta drejt konfederatës"
Fatmir Mediu: Basha është dakord

 Fatmir Mediu: Basha është dakord">
TIRANE- Forcat politike të qendrës së djathtë mbështesin idenë e krijimit të një konfederate të djathtë ku të bëjë pjesë i gjithë ky spektër politik. Propozimi erdhi disa ditë më parë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërsa dakordësim me të kanë shprehur edhe dy parti politike të tjera, PLL dhe LZHK, të cilat i përkasin të djathtës tradicionale. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ai i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi si dhe kreu i Legalistëve, Sulejman Gjana, u shprehën dje për “Shqiptarja.com” se janë “pro” unifikimit të të djathtës nën kryesimin e Partisë Demokratike, si nga pikëpamja programore ashtu edhe nga kapacitetet konkurruese në zgjedhje. Ndonëse Partia Demokratike nuk pranoi të komentojë këtë tezë, duke ia lënë fjalën e fundit lidershipit demokrat, kryerepublikani Mediu theksoi se Basha është dakord në parim që e djathta të funksionojë në të ardhmen si konfederatë dhe se në vijim do të nisim diskutimet në tryezë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor