E Djathta Europiane 'shuplakë'
PD-së: Kthehu në Kuvend!

E Djathta Europiane 'shuplakë'<br />PD-së: Kthehu në Kuvend!
Partitë Popullore Europiane i bëjnë thirrje Partisë Demokratike që të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë në proceset reformuese të vendit.
 
Duket se edhe partitë e qendrës së djathtë, që qeverisin shumicën e vendeve të Bashkimit Europian nuk mbështesin qëndrimin e PD-së për të bojkotuar Kuvendin, bojkot që sjell rrjedhimisht edhe bllokimin e një sër reformash integruese për vendin.

Në një draft-rezolutë të paraqitur në Samitin e Maltës, duke vënë theksin tek tensionet në Rajon, rrezikun nga ndikimi rus dhe sfidat e disa shteteve, përfshirë Shqipërinë, që janë përball proceseve zgjedhore, Partitë Popullore inkurajojnë partitë e djathta që të jenë pjesë e institucioneve demokratike dhe të kontribuojnë në bërjen e reformave integruese në BE dhe forcimin e shtetit ligjor.

Në disa prej pikave të kësaj draft-rezolute, edhe pse nuk përmendet konkretisht emri i Shqipërisë, duket qartë qëndrimi i Partive të Djathta karshi situatës politike në vendin tonë.
 
Në rezolutë i bëhet thirrje partive politike që të marrin pjesë në proceset demokratike dhe në institucionet respektive për të çuar përpara reformat strukturore.
 
Inkurajojmë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente
 
Pika 13 e kësaj Draft- Rezulute është e drejtpërdrejtë për Shqipërinë, pasi vendi ynë në këto momente është duke kryer një nga reformat më jetësore, atë të “Drejtësisë” dhe në këtë pikë theksohet
 
Shtetet e ballkanin Perëndimor kanë nevojë urgjente të ecin përpara me reformën në drejtësi, duke vendosur shtetin e së drejtës dhe një gjyqësor transparent dhe të pavarur dhe bëjmë thirrje për vijimin e procesit të dekriminalizimit të politikës
 
Më tej kjo draft-rezolutë vijon me thirrjen për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ti kushtojnë më shumë vëmendje rajonit të Ballkanit Perëndimore duke patur këtu parasysh tensionet politike në rajon dhe frikën e ndikimit rus.
 
Inkurajomë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos humbasin motivimin për anëtarësim në BE, por i ftojmë që të ndjekin reformat e ndërmarra
 
Në këtë rezolutë prej 19 pikash i bëhet thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor që të mos inkurajohen për shkak të situatave të krijuara, por të vijojnë me proceset reformuese për integrimin në Bashkimin Evropian si aspirata dhe orientimi i vetëm i Rajonit të Ballkanit.

Draft Rezoluta e PPE
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja