TIRANE - Të djathtët ende shpressojnë në një shpërbërje të koalicionit të majtë, që do të sillte në mos përmbysjen e raporteve në favor të saj, zgjedhje të parakohëshme para vitit 2017 kur është afati i përfundimit të mandatit të ri qeverisës nga të majtët. Kështu, dhe pse mazhoranca e re e majtë ka 83 deputetë, me tendencë rritjen e këtij numri, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe ai i PDK, Nard Ndoka, mendojnë se ajo mund të bjerë në çdo kohë.
Mediu dhe Ndoka kanë deklaruar në media se “opozita do jetë e fuqishme përballë një mazhorance qeverisëse që mund të bjerë në çdo moment”. Krerët e dy partive të djathta njëherësh janë shprehur dhe në favor të krijimit të një poli të tretë të politikës shqiptare.
Për Mediun është e rëndësishme forcimi i së djathtës aktuale, qoftë dhe me sistem federativ, kurse për demokristianin Ndoka krijimi i polit të tretë do t`i jepte më shumë hapësira partive të vogla politike.
Teksa komentojnë kryeministri e ri, dy drejtuesit e partive të djathta thonë se Rama po sillet akoma sikur të jetë në opozitë me takimet e tij, ndërsa s’ka një strategji të qartë, përveçse paraqet një panoramë nihiliste para shqiptarëve.
Shkirimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com