E dogji të gjallë për të mos denoncuar tentativën e tij për përdhunim, dalin në sipërfaqe detaje të reja lidhur me vrasjen makabër të 12-vjeçares me origjinë shqiptare

Detaje tronditëse dalin në sipërfaqe nga vrasja makabër e një 12-vjeçareje me origjinë shqiptare në Greqi 9 vite më parë, e cila u dogj e gjallë nga Adrian Zeqo, gjithashtu me origjinë shqiptare në mënyrë që të mos denonconte tentativën e tij për ta përdhunuar të miturën

Detajet e reja janë bërë me dije nga emisioni “dritë në fund të tunelit” në Greqi.

Çdo gjë ndodhi gjatë një mëngjesi të zakonshëm më datë 23 shtator të 2011 ku prindërit e Zeneida Selimaj e cila në ato kohë ka qenë 12 vjeç, janë larguar si zakonisht për në punë dhe ajo mbeti e vetme në shtëpi.

Siç duket autori, Adrian Zeqo ka hyrë në banesë dhe është munduar të përdhunojë vajzën e mitur, e cila për të shpëtuar gjysmë e zhveshur nga beli e lart ka zbritur shkallët për të kërkuar ndihmë. Fill pas saj, ka shkuar Zeqo i cili e ka djegur, vajzën e vogël të gjallë, për të parandaluar denoncimin e saj në lidhje me tentativën për përdhunim.

Në ditët e para të incidentit autoritetet folën për vetëvrasje, por shumë shpejtë u kuptua se ajo ishte një vrasje. Fillimisht kanë akuzuar gjyshin e të miturës, por më pas ai është lënë i lirë për shkak të pamjaftueshmërisë së provave ndaj tij.

Një ndër fqinjët, e familjes shqiptare ka denoncuar se personi i cili ka djegur 12 vjeçare para 9 vitesh, është një burrë fotoja e të cilit është bërë publike kohët e fundit për përdhunimin e një të miture, i cili ishte 58-vjeçari Adrian Zeqo.

Adrian Zeqo

Avokatja e familjes, Gianna Panagopoulou, po bën një betejë të madhe ligjore për të zbuluar të vërtetën ndërsa dosja u rihap pas një kërkese drejtuar Prokurorisë së Pireut.

Ekzaminuesi mjekësor Socratis Tsantiris deklaroi se zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të “fshehur” provat e abuzimit seksual. Sidoqoftë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Të gjitha u zbuluan nga analizat mjeko-ligjore, ndërsa djegiet ishin kryesisht në pjesën e përparme të trupit të fëmijës dhe jo aq shumë në pjesën e pasme.

Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e familjes së vajzës, e cila u vra në mënyrë brutale, folën për emisionin ‘Tuneli’ duke zbuluar detaje rreth fqinjit të tyre.

"Sapo pashë foton e fqinjit tonë në televizion, të gjitha mu kthyen para syve për atë që kishim vuajtur mbesa ime dhe unë. Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Është vrasje, i thashë që në fillim dhe e them dhe  tani. "Unë kam bërë një betim për të gjetur vrasësin", tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare i ngazëllyer.

“Papritur kam parë vajzën e vogël të djegur të shkallët, ajo u dërgua e gjallë në spital por pas disa ditësh ajo nuk i ka mbijetuar plagëve të marra .Një fëmijë që u dogj… Ai ishte një krijesë shumë e ëmbël", theksoi fqinja e familjes.

"Unë nuk mund të dal më nga shtëpia, sepse më vijnë në mëndje përjetimet e fëmijës sime. Kemi kaq shumë vite dhe po presim të mësojmë të vërtetën. Le të zbulojmë se kush vrau vajzën tonë të vogël", thanë prindërit e së miturës.

“Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ata i vunë zjarrin fëmijës tim. Ai po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli.  tha ai i ngazëllyer.

Fotot e Adrian Zeqos, janë bërë publike pas një urdhri përkatës nga prokuroria e Pireut, në Greqi pasi akuzohej për përdhunimin e një të miture. Duket sikur fotot e bëra publike nga autoritetet përkatëse i kanë rikthyer fqinjëve pamjet e asaj dite tragjike, ku vajza 12 vjeçare është djegur pas tentativës për përdhunim nga Adrian Zeqo.

Viktima Zeneida Selimaj

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një vit pandemi/ A mendoni se qeveria e ka menaxhuar mirë situaten e COVID-19?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Banorët e 400 pallateve në Durrës futen në shtëpi! Sako tregon çfarë po ndodh: 500 banesa individuale po rindërtohen! 4800 familje me bonus qiraje