E drejta e autorit, Sukniqi: Ligji i ri
antikushtetues, përjashton të huajt

E drejta e autorit, Sukniqi: Ligji i ri<br />antikushtetues, përjashton të huajt
Agjencia për mbrojtjen e producentëve shfaq hapur kritika për ligjin për të drejtën e autorit. Për Report tv Zamir Sukniqi sqaron se ligji përveç dispozitave të tjera antiligjore ka edhe parashikime antikushtetuese, ndërsa rendit disa çështje të papranueshme duke iu referuar edhe legjislacionit ndërkombëtar.

“Pozitive janë që për producentët janë detajuar të drejtat, kanë krijuar një këshill kombëtar të brendshëm që quhet LKDA që brenda saj do ket rolin e gjykatës, do ket rolin e ekonomistit që vënë vlerat ekonomike ndërkohë që në asnjë vend të botës nuk mund ta vë se del mbi të drejtat e njeriut, mbi të drejtat e pronësisë domëthënë që kanë hequr dhe inspektoriatin se këtu sic është e nuk po arrijnë me realizu detyrat e veta," thotë ai.

Sukniqi thotë se për ligjin i cili prej 6 vitesh po diskutohet për t’u kaluar në parlament, në projektin e fundit nuk është dëgjuar zëri i grupeve të interesit. Sipas tij projekti përjashton producentët ndërkombëtarë të vijnë në Shqipëri duke e kthyer vendin tonë shumë mbrapa. 

"Drafti i fundit nuk jemi ftuar se vetë ministria nuk e di vetë se ca është duke ndërtuar. Gjithë producentet e botës do heqin muzikën në mënyrë ultimative nga territori shqiptar, domethënë do kthehemi një vend komunist edhe njëherë do dëgjojmë atë që kemi dëgjuar para 50 vjetëve," shprehet Sukniqi.

Në rast se ligji kalon sipas propozimit të Ministrisë së Arsimit, agjencia për mbrojtjen e producentëve parashikon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

"Normal që do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, do e çojmë në të gjitha organet," paralajmeron ai.
 
Gjatë seancës dëgjimore në komisionin e medias edhe përfaqësues të insititucioneve të tjera si grupe interesi ndonëse kishin vlerësim pozitiv për disa ndryshime ligjore të tij, ishin kritik përsa i përket rolit të ministrit, vlerësimin e çmimit të një vepre etj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj