E enjtja “Kurban Bajram” 
nuk ka seancë parlamentare

E enjtja “Kurban Bajram” <br />nuk ka seancë parlamentare
TIRANE - Javën e ardhshme, parlamenti nuk do të mblidhet ditën e enjte, kjo për faktin se data 24 përkon me festën e Bajramit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që të ndryshohet data e thirrjes së parlamentit, të mërkurën ose të premten, për të respektuar festën e myslimanëve, si dhe për tu dhënë mundësi zyrtarëve të jenë pjesë e kalendarit të aktiviteteve për këtë festë.

“Një problem tjetër që duhet ta diskutojmë është data 24 shtator që i bie e enjte dhe është ditë feste fetare “Bajram”, prandaj për të mos krijuar ndonjë keqkuptim do të ishte mirë që të diskutonim se kur mund ta zhvillojmë seancën plenare të asaj dite, një ditë më përpara apo më pas”, - është shprehur Meta gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në hapje të sesionit parlamentar.

Vendimi ende nuk u është komunikuar deputetëve se në cilën prej ditëve do të mblidhet parlamenti. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon