E frikshme ç'ndodh shumë pranë
Shqipërisë,Shkupi i alarmuar nga..!
Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja. Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në vendin e parë në nivel botëror.
Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja. Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në vendin e parë në nivel botëror.
“Të dhënat zyrtare të ministrisë së Ambienti Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës. Për momentin ndodhemi në territorin e komunës Qendër të Shkupit ku sipas matjeve të fundit niveli i ndotjes dhe koncentrimi i grimcave PM10 dhe PM 2,5 është gjashtë herë mbi të lejuarën. Sipas matjeve në kohë reale, kjo gjendje po rëndon këtë komunë për nëntë ditë radhazi”, raporton alsat-m.
Autoritetet në vazhdimësi kanë paralajmëruar masa kundër ndotjes, përfshirë edhe këto të sotmet kundër zjarreve që mund të ndizen nga të pastrehët apo faktorët të tjerë, autobusët elektrik, hartimin e një plani për transport modern, ndalimin e ndërtimeve pa leje e të tjera. Por, i pari i kryeqytetit Shilegov tha se nuk mund të pritet zgjidhje të shpejt dhe spektakulare të këtij problemi që po helmon çdo ditë e më tepër banorët e kryeqytetit.
Dje nënshkruam për stacion pastrimit, kjo është masë e cila nuk mund të jep rezultate për kohë të shkurtër. Të mos presim rezultate filmash. Ky stacion do të mundësoj që 5-6 nga tash lumi Vardar të jetë ngjyrë hiri, kjo është masë sistemore e cila qytetarëve të Shkupit do të ju mundësoj ajër të pastër. Nuk mundemi të presim rezultate spektakulare, mund të presim përmirësim të gjendjes në sektorë të caktuar -tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Duke mos përmendur masa konkrete kundër ndotjes së ajrit, zv/ministri i Ambientit Jetësor deklaroi se tani Qeveria kërkon bashkëpunim me të gjithë faktorët tjerë për ndërmarrjen e masave sistemore.
Politikat që i udhëheq Qeveria nënkuptojnë qasje të integruar të të gjithë faktorëve në këtë moment, së bashku me idetë e sektorit civil. Apelojmë për bashkëpunim, qeveria përmes grupit punues ndërministror të përfshijë të gjitha masat të cilat janë paraqitur nga të gjitha palët. Jemi të hapur për çdo propozim që mendoni se duhet ta kyçim – deklaroi Jani Makraduli, zv/ministër i Ambientit Jetësor.
Ndryshe, për vite me radhë Maqedonia përballet me nivele shqetësues të ajrit të ndotur, pa një zgjidhje konkrete qoftë nga qeveria e kaluar apo kjo e tanishmja. Për ndotjen partitë në vazhdimësi janë akuzuar mes vete varësisht veprimit të tyre në pushtet apo opozitë.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezultatet e Censit/ Karamelo: E papranueshme! Arben Llalla: Minoriteti grek ka dal pak se ikin jashtë dhe nuk shumohen si shqiptarët
24 Korrik, 18:01
-
NATO: Evropa do të duhet të jetë e përgatitur të lëvizë trupat në front në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme
24 Korrik, 17:55
-
Lista 100% të hapura? Gjiknuri: Dakordësi vetëm për 2/3, ligji do jetë uniform për të gjitha partitë
24 Korrik, 17:52
-
Në burg për abuzim me fondet e BE në SASPAC, SPAK kontrolle në apartamentin e Ilir Beqajt në Vlorë! I hapin derën me forcë
24 Korrik, 17:34
-
Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet
24 Korrik, 17:30
-
Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige
24 Korrik, 17:21
-
Tiranë/ Arrestohet i riu, kanoste 60 vjecarin për t'i dhënë pasurinë
24 Korrik, 17:14
-
Reforma Zgjedhore, Lapaj dhe Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura
24 Korrik, 17:14
-
Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë
24 Korrik, 17:09
-
Drafti për Zgjedhoren, Alibeaj: Pazari i radhës, mbyllën listat me 30%! Kandidatët s’kanë më mundësi për të thyer herësin
24 Korrik, 16:59
-
Peleshi: KAYO, shoqëria e parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve me buxhet paraprak 3 milionë euro
24 Korrik, 16:54
-
Zyrtare/ Alen Sherri kalon në Serie A, i jep lamtumirën Egnatias: Shkruam historinë edhe pse të paragjykuar
24 Korrik, 16:51