E frikshme në SHBA, berberi vrau klientin pasi ky i fundit refuzoi të paguante

E frikshme në SHBA,  berberi vrau klientin pasi ky i fundit refuzoi të paguante

Mospranimi për të paguar faturën, I ka kushtuar jetën një qytetari amerikan.  Një berber nga pjesa periferike e Chicagos është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se e qëlloi me armë zjarri dhe e vrau klientin që refuzoi të paguante për shërbimin.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar rreth orës 4 të pasdites në sallonin “Studio 914” në MayWood të Chicagos.

Deshon Mcadory, 40 vjeç, pronar i sallonit, u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Christian McDougald njëjtë si ai edhe partneri në biznes Samuel williams, u arrestua nën akuzën e përdorimit të paligjshëm të armëve.

Një zyrtare e prokurorisë lokale tha se McDougald refuzoi të paguante për prerjen e flokëve dhe filloi të grindej me berberin Mcadory dhe kolegët e tij të punës.

Pas përshkallëzimit të situatës, McDougald e ndoqi berberin deri te dera e pasme e sallonit, ku berberi e qëlloi klientin dy herë në gjoks duke e lënë të vrarë në vend.

Pasi shkoi në vendin e ngjarjes, policia e gjeti armën me të cilën dyshohet se u krye vrasja, ndërsa në veturën e berberit u gjet municion që përputhej për nga lloji me municionin e përdorur gjatë të shtënave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës