E frikshme, vdes në anije, mumja
lundron në det për vite me rradhë

E frikshme, vdes në anije, mumja<br />lundron në det për vite me rradhë
Trupi i balsamosur i një aventurieri gjerman është zbuluar brenda një jahti të braktisur që ka lundruar qetësisht nëpër botë prej vitesh. Manfred Fritz Bajorat, 59 vjeç është gjetur nga dy peshkatarë gjatë fundjavës në brigjet e Filipineve.

Trupi i tij u gjend pranë një telefoni radio, ndërsa tentonte dëshpërimisht të bënte një telefonatë. Nuk është e qartë se prej sa kohësh ka vdekur dhe sa kohë ka lundruar jahti në ujëra, por nuk është dëgjuar prej tij qysh prej vitit 2009.

Brenda kabinës u gjetën albume fotografike, veshje dhe konserva me ushqim të hedhura kudo në tokë. Direku ishte thyer dhe pjesa më e madhe e kabinës ishte nën ujë, por nuk dihet çfarë e ka çuar kapitenin drejt vdekjes.

Ai mundi të identifikohet falë dokumentave që u gjetë në anije. Ai është ndarë nga bashkëshortja në 2008-tën, e cila e shoqëronte në udhëtime, por vdiq më vonë nga sëmundja e kancerit. Më 2009-tën, në Majorka ai takoi një tjetër lundërtar, Dieter, që u shpreh më pas për gazetën gjermane BILD: “Ai ishte një lundërtar me shumë eksperiencë. Nuk besoj se do të kishte udhëtuar në stuhi. Besoj se direku i anijes është thyer pas vdekjes së Manfred”.

Ndërkohë policia po heton më shumë rreth ngjarjes, ndërsa është përjashtuar mundësia e ndonjë vrasjeje, pasi nuk ka prova të një personi tjtër në jaht apo të armëve.
mumja
mumja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!