Në një tjetër episod të trafikimit të drogës, kësaj here personat e përfshirë tentojnë ta kalojnë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, me drejtues Sulo Pajon.
Në datën 26 qershor 2021, iu kontrollua kamioni në bazë të analizës së rriskut dhe janë konstatuar tre bombola me përmasa të mëdha, prej të cilave bombola e tretë në momentin e hapjes nuk ka nxjerrë ajër me presion, është proceduar me çmontimin e saj, ku ka rezultuar se në pjesën hyrëse të tubit janë konstatuar disa qese mbështjell me natriban, brenda të cilave gjendej pluhur me ngjyrë bezhë, me karakteristika dhe arome si ajo e heroinës.
Në këto kushte, është bërë shoqërimi Sulo Pajos. Qeset e mbështjella me natriban ishin në total 34 (tridhjetë e katër) copë, të cilat u peshuan në ambientet e DVP Shkodër dhe rezultuan me peshë 18.920 kg.
Sulo Pajo ndër të tjera deklaroi se lënda narkotike e gjetur në kamion nuk eshte e tija dhe se dyshon se ajo është vendosur nga persona i panjohur gjatë kohës që kamioni ka qenë i parkuar në Vlorë, në afërsi të burgut të ri në një distancë rreth 300-400 metra. Por, përtej të gjithave, provat dhe përgjimet telefonike dhe ambientale vërtetojnë se ai ka dijeni dhe se e ka përgatitur bashkë me Artur Sulajn.
Ne periudhën kohore nga data 23 qershor 2021 deri më 26 qershor 2021 dyshohet se Artur Sulaj dhe Sulo Pajo kanë futur lëndën narkotike në vendin e fshehtë në trupin e rimorkios së kamionit. Në fshatin Grile, Shkodër, përpara arritjes në pikën kufitare Sulo Pajo është takuar me Artur Sulajn i cili udhëtonte me automjet dhe mbas takimit ka vazhduar udhëtimin drejt pikës kufitare të Hani i Hotit. Në momentin e arritjes së pikën kufitare kamioni me targa dhe është vendosur kthimi për skanim në Portin e Durrësit.
Lajmi kryesor:
'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prej 4 orësh në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17