Policia Kufitare e Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi lënde narkotike prej 26 kilogramësh e fshehur në një autobus me targa AA 630 RK që kryente linjës Durrës-Itali.

Pasi u kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në një kovë me salcë kosi, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike. Pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Si rrjedhojë policia bëri arrestimin e tre personave, dy shoferëve dhe menaxherit. Më konkretisht  të arrestuarit janë Saliko Sadikaj, 59 vjeç, banues në Përmet (shofer), Ylli Kavaja, 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer) dhe menaxheri i kësaj linje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.